20:41 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Brahimaj shkruan për Lekajn: Të njoha në vitet më të vështira!

Ish deputeti i AAK-së Lahi Brahimaj ka shkruar për Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, me rastin e inaugurimit të rrugës që lidhë fshatrat e Dushkajës me fshatrat e Deçanit dhe po ashtu rrugën e shkollës në fshatin Bardhaniq.

Brahimaj ka thënë përmes një shkrimi se Lekajn e ka njohur në vitet më të vështira, siç thotë ai në tetor të 97-tës, shkruan Indeksonline. Sipas tij, atëherë fshatrat e Dushkajës ishin rrethuar dhe dhjetëra të rinjë i ishin rrahur dhe malltretuar.

“e ju si mjek, erdhët dhe e shtritë dorën dhe ofruat ndihmen tuaj”, thotë Brahimaj për Lekajn.

Shkrimi i plotë:

Ministër Pal Lekaj, të njofta në vitet më të vështira, tetor 1997, kur fshatrat e Dushkajës u rrathuan, e ku dhjetëra të rinjë u rrahën e u maltertuan, e ju si mjek, erdhët dhe e shtritë dorën dhe ofruat ndihmen tuaj.

Gjatë luftës trajtove luftetarët e plagosur, pasë luftë si kryetar komune prapë fshatrat e Dushkajës e pikërisht Jabllanicën nuk e harrove për asnjë moment, edhe tani prapë si ministër po vazhdoni ta ndihmoni dhe përkrahni ketë rajon!

Sot në Bardhaniq, inauguruam rrugën që lidhë fshatrat e Dushkajës me fshatrat e Deçanit, dhe rrugën e shkolles. Faleminderit ministër, Pal Lekaj! Urime Dushkajë e rrethinë…!/Indeksonline/