22:25 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Brahimaj uron Dreshajn: Fitorja është e qytetarëve!

Gani Dreshaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është kryetari i ri i Istogut. Ai doli fitues pas përsëritjeve të zgjedhjeve në këtë qytet, ndërsa në garë ishte me kryetarin e deritanishëm Haki Rugova nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Pas publikimit të rezultateve të Komisionit Qendror Zgjedhor ku fitues doli Gani Dreshaj, ish-deputeti i AAK-së Lahi Brahimaj ka uruar kryetarin e ri duke thënë se kjo fitore është e gjithë qytetarëve dhe e çdo aktivisti të Aleancës, shkruan Indeksonline.

Ky është postimi i plotë i Brahimajt:

Shum urime Gani Dreshaj, një falënderim i veqant për çdo aktivist e aktiviste, për çdo votues. Fitorja është e qytetarëve, është e juaja.
Urime Istog!