10:56 / E Premte, 09 Korrik 2021 / OSH

Braithwate dështak te Barcelona, por ka “pare si zalli”

Martin Braithwaite llogaritet si një nga blerjet më befasuese të Barcelonës. Blerja e ish-sulmuesit të Leganes është kritikuar në masë të madhe nga njohësit e futbollit.

Por, Braithwate mund të mburret te skuadra katalonase se ka miliona më shumë se të tjerët. Vetëm Messi është më i pasur se ai te Barcelona.

Pasuria e sulmuesit danez llogaritet rreth 250 milionë euro.

Ai ka një markë të rrobave të tij. Në vitin 2017 ai ka investuar 850 mijë dollarë në biznes të patundshmërive dhe tani nga i njëjti biznes fiton miliona në vit.

Braithwate i ka bërë një biznes edhe gruas me veshmbathje, ndërsa zotëron edhe një restorant në Barcelonë.

I njëjti zotëron aksione edhe në një biznes në Philadelfia të Amerikës./Indeksonline/