75 Mall Live Search
18:41 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Brathu: Është e rëndësishme që gazetarët të jenë bashkë që ta mbrojnë profesionin

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka zgjedhur sot kryetarin dhe bordin e ri. Kryetare është zgjedhur Gentiana Begolli ndërsa anëtarë të rinj janë Leonora Dalipi, Ardiana Thaçi, Arsim Halili , Elvira Berisha, Dardan Hoti, Mentor Gjergjaj Besiana Krasniqi dhe Mentor Buzhala.

I pranishëm në Kuvendin e jashtëzakonshëm ishte edhe kryesuesi i misionit të OSBE-së në Kosovë Jaan Brathu.

Brathu ka theksuar rëndësinë e mediave në shoqërinë e vendit për informim të drejtë dhe për t’u marrë me tema të rëndësishme për opinionin pavarësisht presioneve të ndryshme.

“Mendoj se është koha që fjala të respektohet, sepse mendoj se Asociacioni është e ardhmja e të gjithë gazetarëve në Kosovë…  Është me rëndësi që gazetarët të qëndrojnë së bashku për të mbrojtur profesionin dhe sfidat në mjedis. Liria e mediave është njëri ndër proceset esenciale në shoqërinë demokratike, pasi mediat dhe gazetarët perfomojnë gjera të rëndësishme në informimin e përgjithshëm publik”, ka thënë Brathu.

Anëtari i bordit të AGK-së, Arsim Halili ka fiolur për punën e Bordit të kaluar duke thënë se AGK ka hyrë në rrugën e duhur të funksionimit dhe kështu ka fituar besueshmërinë e komunitetit të gazetarëve.

“Gjatë mandatit tonë është rritur niveli i transparencës, llogaridhënies dhe përgjegjësisë. Për herë të parë që prej themelimit të AGK-së në vitin 2002 një bord I AGK-së ka ndaluar keqpërdorimet Brenda vetë organizatës duke marrë masa ndaj gjithë shkelësve dhe duke ndjekur të gjithë hapat ligjorë për vënien e rregullit. Tashmë jeni në dijeni se bordi ka shkarkuar nga detyra drejtorin ekzekutiv dhe ka liruar nga detyra financieren pasi që janë zënë në shpërdorim të detyrës zyrtare”, tha Halili.