75 Mall Live Search
20:34 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Brazili i dërgon Neymarit mjekun në Paris

Federata Braziliane  e Futbollit ka dërguar në Paris një mjek special për ta parë nga afër gjendjen e Neymarit, shkruan indeksonline.

Mjeku i ekipit brazilian, Rodrigo Lasmar do të monitoroj nga afër situatën dhe gjendjen e sulmuesit të tyre.

Ata janë të interesuar nëse Neymar mund ta marrë vetën para ndeshjeve miqësore të Brazilit kundër Rusisë dhe Gjermanisë.

Neymar u lëndua në fundjavë dhe gjendja e tij nuk është e mirë, ku mjekët kanë rekomanduar të operohet në këmbë.

Neymar do të jetë në qendër të vëmendjes në Botërorin e këtij viti, ku po konsiderohet të jetë ylli i këtij kompeticioni. /IndeksOnline/