22:04 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Brazili mposht Argjentinën me një supergol në minutat shtesë

Brazili ka mposhtur Argjentinën me rezultat 1-0 në ndeshjen miqësore që u zhvillua në stadiumin “King Abdullah” në Arabinë Saudite.

Golin e vetëm për pesë herë kampionët e Botës e shënoi Miranda në minutën e dytë shtesë ku shfrytëzoi një krosim të Neymar nga gjuajtja këndore.

Në përgjithësi ndeshja ishte e balancuar në raste por me një avantazh në posedimin e topit nga Brazili.

Kujtojmë se për Argjentinën nuk luajtën tre futbollistët më të mirë, Messi, Aguerro dhe Higuain. /IndeksOnline/