08:05 / E Shtunë, 22 Shtator 2018 / indeksADMonline

Brazili publikon listën, Tite nuk e fton Douglas Costan

Trajneri i Brazilit ka ftuar 23 futbollistë për dy ndeshjet e muajit tetor.

Tite ka ftuar pothuajse të gjithë lojtarët më të mirë për ndeshjet e radhës të Brazilit.

Por kësaj liste i mungon edhe ylli i Juventusit, Douglas Costa, i cili është lënë jashtë.

Trajneri i Seleçaos ka treguar arsyen e vërtetë pse nuk e ka ftuar Costan për këto dy ndeshje.

“E kam thënë edhe më herët se do t’ua jap rastin shumë futbollistëve”, ka deklaruar Tite.

“Costan nuk e kam ftuar për dy arsye: për shkak të lëndimit dhe incidentit që ka pasur në ligë javën e shkuar”.

“Ishte një akt i shëmtuar i tij ku tregoi mungesë disipline”, ka thënë trajneri i Brazilit, duke kujtuar se Costa është përjashtuar me karton të kuq në ndeshjen ndaj Sassuolos, pasi kishte pështyrë në fytyrë një lojtar kundërshtar.

Këta janë futbollistët e ftuar të Brazilit:

Portierë: Alisson [Liverpool], Ederson [Man City], Phelipe [Gremio].

Mbrojtës: Marquinhos [PSG], Miranda [Inter], Pablo [Bordeaux], Alex Sandro [Juventus], Danilo [Man City], Eder Militao [Porto], Fabinho [Liverpool], Marcelo [Real Madrid].

Mesfushorë: Arthur [Barcelona], Casermiro [Real Madrid], Fred [Manchester United], Philippe Coutinho [Barcelona], Renato Augusto [Beijing Guoan], Wallace [Hannover].

Sulmues: Everton [Gremio], Roberto Firmino [Liverpool], Gabriel Jesus [Man City], Malcom [Barcelona], Neymar [PSG], Richarlison [Everton].