Brazili vendosë përfundimisht për selektor
Kombëtarja e Brazilit ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e selektorit.
Tite do të jetë trajner i Brazilit deri në vitin 2022. Pas dështimit në Botërorin në Rusi, krerët e Federatës kanë vendosur t’i japin Tites edhe një mundësi në Botërorin e Katarit.
Thuhet se Tite gëzon respekt e përkrahje nga lojtarët e tij dhe se kjo është arsyeja kryesore se pse është marrë ky vendim./Indeksonline/