10:17 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

Çfarë hanë shqiptarët?! Bllokohet 27 ton mish pule nga Brazili, me prezencë salmonele

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar me kontrollet e ngarkesave me produkte shtazore nga importi në kuadër të masave të gjithanshme për sigurinë ushqimore.

Trupat inspektuese e DRAKU, Durrës ka bllokuar një konteiner me ngarkesë rreth 27 ton mish ( fileto pule) që vinte nga Brazili dhe pas analizimit të monstrave kanë rezultuar me prezencë salmonele.

Sa më sipër, Aku ndaloi hyrjen e ngarkesës në sasinë 27 ton mish ( fileto pule) në teritorin e Shqipërisë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës.

Gjatë këtij viti nga AKU janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 7 kontenierë të tjerë, me 180 tonë mish.

Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 259 kontenierë; secili prej të cilëve është kontrolluar e analizuar me rigorozitet.

“Kontrollet efikase të shoqëruara me cilësinë e analizave janë garanci e plotë, që produktet që futen në treg janë të sigurta”, njofton AKU.