10:42 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Bredhi “i rrezikshëm” në Ferizaj

Pas problemeve të energjisë elektrike që kishin në qytetin e Ferizajt saktësisht në sheshin qëndror është ndërprë për sistemi i ndriçimit dekor të vendosur për festat e fundvitit të mërkurën.

Por pas rregullimit të kësaj, komuna e Ferizajt bredhin e Vitit të Ri e ka cilësuar të “rrezikshëm”, shkruan Indeksonline.

Në një fotografi shihet se një copë letre është vendosur në bredh më mbishkrimin “Kujdes RRYMA”.

Kjo për shkak që qytetarët të kenë kujdes kur kalojnë aty pari.

Kujtojmë se, Komuna e Ferizajit nuk ka deklaruar shumën që ka shpenzuar për dekorimin e sheshit pë festat e fundvitit.

“Si në asnjë fundvit tjetër, me kosto shumë të vogël financiare, ka marr pamjen magjepsëse që vetëm një shije e hollë e artistike mund t’i jap. Qyteti i dritave, gëzimit e festës, Ferizaj – është gati për festat e fundvitit”, thuhej në njoftim./Indeksonline/