75 Mall Live Search
13:18 / E Enjte, 19 Shtator 2024 / AR

Brenda shtëpisë së parë të Meghan Markle, aty ku nisi gjithçka me princin Harry

Meghan Markle jetonte në Toronto përpara njohjes me princin Harry. Kur duka dhe dukesha e Sussex-it filluan të takoheshin në vitin 2016, Markle jetonte në një shtëpi prej 1.4 milionë dollarësh në qytetin më të populluar të Kanadasë, ndërkohë që ajo filmonte “Suits” për disa sezone.

Prona – të cilën Markle thuhet se e ka marrë me qira për dy vjet nga stilistja Elizabeth Cabral – përmban tri dhoma gjumi, dy banjo dhe kuzhinë që të çon në një oborr privat të shtëpisë. Shtëpia e sapo rinovuar është e kompletuar me një derë hyrëse me ngjyrë Tiffany & Co., dysheme të gjera prej druri të fortë, një bodrum të modernizuar dhe një garazh për dy makina.

Në një intervistë të vitit 2022 me The Cut, Markle e quajti shtëpinë e saj “të qetë dhe shëruese”dhe tha se kjo e bëri atë “të ndihej e lirë”. Harry do të udhëtonte nga Londra për të vizituar aktoren e “Suits” në shtëpinë e saj dy herë në muaj gjatë fazave të tyre të hershme të takimit.
Në vitin 2017, Markle u transferua në MB për të qenë me themeluesin e Invictus Games dhe dyshja u martuan vitin e ardhshëm. Një vit pasi nëna e dy fëmijëve u zhvendos, pronarët e shtëpisë në Toronto e shitën atë për 1.6 milionë dollare. Harry dhe Markle tani jetojnë në një rezidencë të mrekullueshme 14 milionë dollarëshe të stilit toskan në Montecito, Kaliforni, me dy fëmijët e tyre: princin Archie, 5 vjeç dhe princeshën Lilibet, 3 vjeç.