23:30 / E Martë, 19 Maj 2020 / indeksADMonline

Breshër sa kokrrat e vezës në Has, thyhen xhamat e makinave

Pas disa ditëve tropikale, në orët e pasditës dhe të mbrëmjes, shumë pjesë të Kosovës janë freskuar me reshje shiu e breshëri.

Në Ferizaj, Shtime, disa fshatra të Rahovecit  dhe Gjakovës, ka rënë sasi e konsiderueshme e shiut, shoqëruar edhe me breshër.

Në Has madje janë shkaktuar edhe dëme materiale, siç mund ta shihni në pamjet më poshtë të publikuara nga Meto Ballkan.