19:26 / E Shtunë, 05 Maj 2018 / indeksADMonline

Breshëri në Ferizaj, ky është vendimi që merr komuna (Foto)

Pas reshjeve të vazhdueshme në qytetin e Ferizajt, komuna ka marrë vendim qe ta krijojë një Task Forcë.

Kjo Task Forcë do të udhëhiqet nga i pari i komunës, Agim Aliu, i cili ka siguruar qytetarët sot se ekipet e autoriteteve komunale janë duke vepruar me kapacitet të plotë, në mënyrë që të tejkalohet kjo gjendje e jashtëzakonshme.

Sipas njoftimit të komunës, stuhia e sotme ka goditur më së shumti pjesët rurale të kësaj komune.

“Sipas raportimeve nga zona të ndryshme në qytet dhe fshat konsiderojmë se kjo stuhi ka shkaktuar dëme të shumta në objekte të banimit privat, objekte dhe vepra publike, kultura bujqësore, objekte industriale, punishte si dhe infrastrukturën përcjellëse rrugore.

Gjendja më e rëndë vlerësohet të jetë në zonën rurale përkatësisht në fshatin Tërrn dhe disa nga rrugët e qytetit”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

Më tej thuhet se po punohet me intensitet të shtuar në hapjen e kanaleve kulluese për tejkalimin e vërshimeve në zona të caktuara.

Ndërkohë, u është bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin jashtë, pasi qe reshjet pritet të vazhdojnë edhe më tej.