16:51 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Britania e Madhe e bllokuar nga veturat, kaos në trafik

Bllokim të rrugëve dhe vonesa në komunikacion nuk ka vetëm në Kosovë. Kaosi në trafik është evident edhe në qytetet e Britanisë së Madhe.

Kjo po ndodh për shkak të numrit të madh të veturave dhe aksidenteve eventuale në trafik, transmeton Indeksonline.

Mediat britaneze po ofrojnë informacione të vazhdueshme për gjendjen nëpër rrugë, por edhe po publikojnë udhëzues për t’i kursyer kohë qytetarëve.

Sipas njoftimeve të udhëtimeve AA të ndara sipas zonës gjeografike, bllokimet aktuale janë në rrugët e qyteteve Londër, Manchester, Bristol, Birmingham dhe Cambridge./Indeksonline/.