Britania e Madhe, nikoqir i Fed Cup pas 25 vitesh
Britania e Madhe do të jetë nikoqir i Fed Cup në vitin 2019 për herë të parë pas 25 vitesh.
Britania dhe Polonia do ta organizojnë këtë kompeticion në kuadër të top divizioneve të zonave evropiane dhe afrikane.
Bath University do ta organizojë ngjarjen nga 6 deri më 9 shkurt, derisa Britania do të jetë në grup me shtatë skuadra tjera, transmeton IndeksOnline.
Britania ka luajtur në 15 vende të ndryshme që prej majit të vitit 1993.
Ky kompeticion përbën 16 vende të dnryshme nga Evropa dhe Afrika.
Kapitenia, Anne Keothavong thotë se ndeshjet si vendas do t’i japin skuadrës britanike një shans për ta fituar këtë kompeticion, i cili është i kategorisë së femrave./IndeksOnline/