21:07 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Britania e Madhe po e heq nga përdorimi qymyrin, 100 orë pa e përdorur

Britania e Madhe ka shkuar në më shumë se katër ditë pa e përdorur fuqinë e qymyrit për të gjeneruar energjinë elektrike, duke e rrëzuar rekordin e mëparshëm e vendosur gjatë fundjavës së Pashkëve muajin e kaluar.

Është hera e parë që kombi britanik ka qëndruar kaq kohë pa e përdorur qymyrin.

Deri më tani gjatë viti 2019, Britania ka shkuar në më shumë se 1000 orë pa e përdorur fuqinë e qymyrit.

Ishulli britanik është duke punuar që ta heq nga përdorimi qymyrin./Indeksonline/