12:03 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Britania mirëpret rinisjen e dialogut

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë tha se mirëpret vazhdimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka kërkuar nga palët që dialogut t’i qasen pozitivisht në mënyrë që të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme.

“E mirëpresim vazhdimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësim të BE-së. Ne nxisim të gjithë që t’u qasen pozitivisht bisedimeve të rinisura me qëllimin për një marrëveshje të qëndrueshme për normalizim, për të përmirësuar jetët e njerëzve të zakonshëm dhe të forcojë stabilitetin rajonal”, thuhet në reagimin e Ambasadës britanike.