11:59 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / indeksADMonline

Britania planifikon strategji të re kundër terrorizmit

Autoritetet britanike kanë paralajmëruar për planet e tyre për strategjinë e re kundër terrorizmit, pasi që këtë vit nga burgjet pritet që të lirohen dhjetëra ekstremistë të dënuar.

Ministri për Siguri i Britanisë së Madhe ka thënë për BBC se strategjia ka për qëllim që t’i bidnë të dënuarit që të heqin dorë nga ideologjitë ekstremiste dhe kjo pjesë e strategjisë do të drejtohet në monitorimin e atyre që janë dënuar për akuza terroriste pasi u liruan nga burgu, raporton Asociated Press.