15:14 / E Martë, 06 Korrik 2021 / OSH

Britney Spears pensionohet nga muzika

Britney Spears ka vendosur përfundimisht të tërhiqet nga muzika. Lajmin e ka konfirmuar menaxheri i saj, Larry Rudolph.

Britney ka vendosur të ndahet me të gjitha kompanitë që kishte marrëveshje si dhe me menaxherin Rudolph.

Ajo kishte në plan edhe një turne të fundit në Evropë, por i cili tani më nuk do të realizohet.

Britney ka qenë e mërzitur në betejën e gjatë gjyqësore me babain, procedurë e cila i ka ndikuar në anën psiqike dhe se më nuk ka vullnet për të vazhduar me këngë.

Britney ua ka kumtuar miqëve të saj lajmin se vendimi për të lënë muzikën është i përjetshëm dhe i pakthyeshëm.

Britney Spears është 39 vjeçare dhe për shumë vite është llogaritur si mbretëresha e popit./Indeksonline/