13:33 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Brnabiç: Nuk ka çështje të hapura midis Serbisë dhe Malit të Zi

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç gjatë ditës së sotme në një intervistë me ambasadorin e Malit të Zi në Serbi, Branisllav Micunoviç, ka vlerësuar se të dyja vendet, si Mali i Zi ashtu edhe Serbia nuk kanë asnjë çështje të hapur dhe se janë të angazhuara për zhvillim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve të mira dypalëshe, shkruan Tanjug, transmeton Indeksonline.

Në fund të takimit u arrit në përfundim se lidhja e infrastrukturës dhe projektet e përbashkëta të energjisë janë parakushte të rëndësishme për prosperitetin, jo vetëm Serbinë dhe Malin e Zi, por të gjithë rajonin./Indeksonline/