12:39 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Brnabiq tregon sa miliona euro humbi Serbia nga taksa 100%

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnaniq assesi të pajtohet me taksën 100% qe Qeveria e Kosovës i ka vënë mallrave që vijnë nga shteti serb.

Ajo cdo ditë ankohet për taksën, të cilën kërkon që Kosova ta heq urgjentisht, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

Brnabiq së fundmi ka treguar shifrën e parave që Serbia ka humbur që nga vendosja e taksës nga Kosovë.

Ajo duke kërkuar shpjegime për vendosjen e saj, ka thënë se shkaku i taksës nga autoritetet kosovare, Serbia humb rreth 42 milionë euro në muaj.

Tutje Bërnabiq ka kërkuar nga Kosova që të shpjegoj arsyet përse e ka vendosur këtë taksë, pasi që sipas saj, deri më tani kanë dhënë shumë justifikime por nuk kanë treguar arsyen e vërtetë të vendosjes së taksës për mallrat e Serbisë. /Indeksonline/