13:52 / E Martë, 10 Tetor 2017 / indeksADMonline

Brnabiq: U përballem me sulme, por jemi duke punuar

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq ka thënë se është e kënaqur me atë që qeveria ka bërë në 100 ditshin e parë.

“Jam e lumtur çfarë kemi bërë në 100 ditshin e parë”, ka thënë Brnabiq në sesionin e Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian.

Brnabiq tha se qeveria serbe është e angazhuar t’i bashkohet BE-së, kryesisht duke zbatuar reformat.

“Ne kemi filluar në rrethana të vështira, u përballëm me sulme, por ku ne duhet të punojmë jemi ekip dhe ishim në gjendje për të vazhduar punën e qeverisë së mëparshme të udhëhequr nga Vuçiq”, ka përfunduar Brnabiq./Indeksonline