16:03 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / Gj. Sh

Broja flet për të ardhmen e tij

Armando Broja i ka të qarta idetë: “Nëse nuk besoni tek unë, atëherë më shisni”. Sulmuesi nuk dëshiron më që të huazohet nga Chelsea.

Fillimisht ai luajti me Vitesse dhe më pas te Southampton, ku shënoi 9 gola. Paraqitjet e tij bënë shumë klube të interesoheshin për të.

Tashmë Newcastle është futur seriozisht në garë për Brojën dhe trajneri Howe e ka të preferuarin për sulmin.

West Ham dhe Everton gjithashtu po e monitorojnë situatën e sulmuesit, ndërkohë që as Southampton nuk është dorëzuar.