09:46 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Bronson kërkon të ha pite, sarma e fli (Foto)

Reperi i njohur shqiptar Action Bronson, ka arritur dje në Kosovë për të marr pjesë në festivalin Sunny Hill që do të mbahet gjatë vikendit.

Në një konferencë që mbajti dje, Bronson e përsëriti se i pëlqen shumë ushqimet tradicionale shqiptare, shkruan Indeksonline.

Organizatori i festivalit dhe babai  i Dua Lipas, Dukagjin Lipa ka publikuar mbrëmë vonë një instastory me reperin dhe dj e njohur, Gamblemania.

Ata flasin për ushqim, derisa e pyesin reperin se çka do të hanë sot. Ai fillon të përmend disa nga ushqimet më të njohura të vendit.

Bronson ka kërkuar të ha pite me djathë, laknur, sarma e fli. /Indeksonline/