20:41 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Buffon 18 ndeshje larg rekordit të Maldinit

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini e mbanë rekordin për ndeshje të luajtura në Serie A.

Maldini me rosonerët ka zhvilluar 647 ndeshje në kampionatin italian dhe menjëherë pas tij vjen kapiteni i Juventusit, Gianluigi Bufon me 629 paraqitje.

Portieri legjendar i Italisë është vetëm 18 paraqitje mbrapa Maldinit, ku kanë mbetur po aq ndeshje deri në fund të sezonit.

Megjithatë ai është në dyshim për ndeshjen e fundjavës kundër Genoas, që së paku të arrijë të barazoj rekordin. /IndeksOnline/