23:20 / E Mërkurë, 19 Maj 2021 / Blerim

Buffon barazon Maldinin me tituj

Gigi Buffon, legjenda e futbollit italian ka fituar titullin e tij të 26 në karrierë.

Skuadra e Juventusit mposhti 2 me 1 ekipin e Atalantas, duke triumfuar në Kupën e Italisë, shkruan IndeksOnline

Ky titull është i vecantë për Buffonin, pasi ai arriti ta barazoj legjendën e AC Milan, Maldini me 26 tituj.

Kujtojmë që ky ishte titulli i fundit me Juventusin, pasi Buffon para disa dite kishte treguar vendimin për largim nga Torino./IndeksOnline/