18:32 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Buffon ka në mendje momentin e Madridit

Vitin e kaluar Juventusi luajti një ndeshje dramatike në Madrid e cila në fund përfundoi me një karton të kuq për bardhezinjtë dhe gol nga penalltia që kualifikoi Realin e Madridit.

Ishte portieri i Juventusit, Gianluigi Bufon sot te PSG-ja që u ndëshkua me karton të kuq në minutën e fundit në atë ndeshje.

Edhe pse tani ka shkuar në Francë, Bufon rikthehet të kujtojë atë moment teksa shprehet se ka kaluar momente të vështira pas atij kartoni të kuq.

“Më kishte munguar kjo garë shumë. Ai karton i kuq vazhdon të mbetet i padrejtë. Unë vuajta në qetësi dhe kisha qenë duke pritur për një kohë të gjatë” – ka thënë Bufon.