75 Mall Live Search
18:10 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Buffon: Ky është stadiumi më i “frikshëm” ku kam luajtur ndonjëherë

Gianluigi Buffon vlerëson Anfieldin si një nga stadiumet më të mira të futbollit ku ai ka luajtur ndonjëherë.

Shtëpia  e Liverpoolit është e njohur për atmosferën e saj të pabesueshme, veçanërisht nën dritën e netëve të garave evropiane, shkruan indeksonline.

Ai Anfieldin, stadiumin e Rangers në Glasgow dhe atë të Fenerbahces në Staboll i konsideron si stadiumet më të flakta në Evropë.

“Definitivisht Anfield, në Liverpul “, tha Buffon, duke folur për Football Italia.

“Ky ishte një nga stadiumet e vogla së bashku me Rangers në Glasgoë dhe Fenerbahçe në Stamboll ku ka pasur trazira të tilla dhe për 15-20 minuta të para unë kisha probleme në përqendrim”, ka shtuar ish-numri një i Italisë.

Buffon e vlerëson finalen e madhe të Berlinit ku Italia mposhti Francën në finale të Kupës së Botës si ndeshjen më të mirë që ka luajtur ndonjëherë.

“Loja më e mirë? Çdo finale është emocion i pastër, por nëse unë duhet të them një do të them finalen e Kupës së Botës, edhe nëse kjo është paksa e parashikueshme”, përfundoi portieri i PSG-së. /IndeksOnline/