13:14 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Tifozët nuk po i zë stadiumi, Liverpooli bën planin e ri

Liverpooli është gati për të zgjeruar stadiumin e tyre, duke shtuar edhe një pjesë të konsiderueshme, shkruan indeksonline.

Sipas Daily Mail, Anfield për momentin ka një kapacitet prej 54.074 ulësesh, ndërsa klubi po mendon të arrijë në 60.000.

Ky projekt do të filloj së shpejti dhe pritet të finalizohet në shtator të vitit 2019.

Klubi gjithashtu dëshiron një sponsor të madh për stadiumin e tyre pasi ata duhet të konkurrojnë rregullisht me gjigantët e Evropës në dhe jashtë fushës. /IndeksOnline/