10:16 / E Hënë, 21 Nëntor 2022 / B O

Buffon: Në Botëror, jam tifoz i Kamerunit!

Ish-kapiteni i Italisë, Gianluigi Buffon ka thënë se në Botëror do të jetë tifoz i Kamerunit. Portieri legjendad ka thënë se i ka pëlqyer ceremonia hapëse, por ka pritur më shumë nga skuadra vendase.

“Ceremonia e hapjes ishte e bukur, por prisja më shumë nga skuadra e Katarit. Në Botëror do të jem tifoz i Kamerunit. Kam qenë gjithmonë tifoz i tyre dhe Kameruni ka qenë gjithnjë përfaqësuesja ime e dytë e preferuar. Formacionin e Kamerunit në Botëror e 1990 e di ende përmendësh. Idhujt e mi ishin N’Kono, Milla, Oman-Biyik , të cilët për mua ishin heronj” ka thënë Buffon./Indeksonline/