23:17 / E Diele, 29 Korrik 2018 / indeksADMonline

Buffon: Nuk më intereson çfarë ndodh te Juventusi

Gianluigi Buffon u transferua në PSG pas shumë vitesh te Juventusi në Serie A.

Ish-kapiteni i Zonjës së Vjetër në një konferencë për shtyp është pyetur në lidhje me transferimin e Ronaldos te kampionët e Italisë.

“Ajo që Juve po bën tani është diçka që më shqetëson vetëm si spektator,” u tha Buffon gazetarëve.

“Juventusi është një klub i madh, si PSG, dhe besoj se të dy kanë bërë më të mirën dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë, për t’i bërë ekipet e tyre sa më konkurruese”, shtoi Buffon. /IndeksOnline/