23:57 / E Mërkurë, 06 Mars 2019 / indeksADMonline

Buffon përfundon karrierën në “Champions” në mënyrën më të keqe

Gianluigi Buffon provoi edhe në moshën 41 vjeçare ta fitoj titullin që i mungon në sirtarin e tij, Ligën e Kampionëve.

Pas tri finaleve të humbura me Juventusin, ish-portieri i Italisë nuk pati sukses as me PSG-në, shkruan Indeksonline.

Ai madje në ndeshjen kundër Manchester United është vlerësuar si futbollisti më i dobët i ndeshjes.

Goli i dytë i Lukakut ishte për faj të tij dhe kështu Buffon përfundon karrierën në Ligën e Kampionëve pa arritur ta shijoj trofeun. /IndeksOnline/