75 Mall Live Search
09:25 / E Hënë, 19 Mars 2018 / indeksADMonline

Buffon: U riktheva në Kombëtare për këtë arsye

Portieri legjendar, Gigi Buffon kishte paralajmëruar pensionimin nga Kombëtarja pas eliminimit nga Kupa E botës kundër Suedisë, shkruan indeksonline.

Megjithatë, 40 vjeçari i është përgjigjur ftesës së përzgjedhësit të Italisë, Di Bagio për dy ndeshjet e ardhshme, kundër Argjentinës dhe Anglisë.

Kapiteni i Juves ka shtuar se Davide Astori është njëra prej arsyeve pse ai do të luaj në dy ndeshjet miqësore.

“Unë jam një person koherent me një ndjenjë të madhe përgjegjësie , këto gjëra janë të mjaftueshme për të shpjeguar praninë time. Një element i ekipit kombëtar dhe dëshiroj që prania ime të shihet në këtë mënyrë . Të rinjtë do të rriten , janë rritur tashmë dhe do të kenë hapësirën e tyre të disponueshme nesër .. Astori Davide është një tjetër arsye pse jam këtu dhe kam kërkuar për të marrë pjesë dhe për t’u përgjigjur në thirrje”, ka thënë Buffon. /IndeksOnline/