15:49 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

Bujar Rogova e pranon: E përkrahi VV-në, Albini është shpëtimtari i Kosovës

Pas lajmit të përcjellur nga Indeksonline, Periskopi ka marrë një reagim interesant nga Bujar Rogova, personi me veprimtari të dyshimtë që kishte përkrahur Iranin në vendin tonë. 

Rogova u bë e ditur se kishte përkrahur fuqishëm z.Elbert Krasniqi, tashmë pjesë e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes në Legjislaturën e VII të Kuvendit të Kosovës.

Elbert Krasniqi ishte pjesë e partisë me emrin IRDK por pas zgjedhjeve vendosi të bashkohej me partinë e Kurti duke i bërë deputeti i 30 i saj.

“Për që e perkrahi VV-në, dhe Gjeniun e kohes është Krenari dhe nder i madh për mua, për mua personalisht Albini është Mesiu (shpëtimtari i Kosovës)”, shkruan në një koment te faqja e Periskopit në Facebook, z.Rogova.

Ai po ashtu kishte bërë thirrje që të shkohej në luftën e Sirisë për të luftuar kundër ISIS-it që po shkatërronte trashëgiminë kulturore të atij vendi.