09:21 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Bullgaria varrosi viktimat e autobusit të aksidentuar

Një fshat i kryeqytetit bullgar ka mbajtur funeralin e 17 banorëve të saj të cilët kanë vdekur në një aksident me autobus gjatë fundjavës.

Mbi 2 mijë banorë të fshatit i dhanë nderimet e fundit viktimave që u vranë kur një autobus me pelegrinë fetarë u përmbys dhe ra nga një autostrada rreth 50 kilometra në veri të Sofias.

Policia tha se autobusi po mbante 33 pelegrinë që po shkonin pë fundjavë në një manastir ortodoks.

Trembëdhjetë vetë vdiqën në vendngjarje, duke përfshirë një djalë 13-vjeçar dhe katër nga të plagosurit vdiqën në spital. Mjekët thanë se katër vetë ende kanë dëmtime të rrezikshme për jetën.

Prokurorët kanë akuzuar shoferin për ngasje të shpejtë dhe vrasje me automjet.