13:53 / E Hënë, 15 Gusht 2022 / B O

Bulliqit i del rival një kandidat i denjë për të parin e Vetëvendosjes në Podujevë

Bedri Macastena e ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të degës së Vetëvendosjes në Podujevë. Pak minuta pas kandidaturës së Macastenës, në garë është futur edhe Shpejtim Bulliqi.

Macastena ka premtuar demokraci të brendshme me të në krye.

“Ju njoftoj qe kam shpreh vullnetin dhe vendosmërinë të aplikojë pranë KZP-së për të qenë kandidat në garë për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Qendra Besianë.

Kandidatura ime do të bëhet duke respektuar të drejtën statutore. Sipas këtij statuti, çdo aktivist i një Qendre të Lëvizjes, mund të aplikoj. Pra si gjithnjë, secili që i plotëson kriteret në përputhje me statutin dhe rregulloren e zgjedhjeve të brendshme ka të drejtë të kandidoj.

Nëse këto fjalë do të kthehen në pozicion, atëherë do të jem i gatshëm të marrë përgjegjësi.

Bashkë më qindra aktivist të Podujevës, do të mund të sjellim demokracinë e brendshme, duke shpërfaqur tutje edhe jashtë.

Bashkë me shumë aktivist, do të ndërtojmë ura të pathyeshme të ecurive të mbara të punës dhe do t’i thyejmë muret e barrierave ndarëse.

Bashkarisht do të bëjmë punë të mëdha, gjithnjë duke mos harruar prej nga vijmë e duke ditur qartë se ku do të mbërrijmë.
Me njëri tjetrin do t’i japim Lëvizjes në Podujevë dëshminë e një aktivizimi të sinqertë dhe plotë dinjitet.

Pra, me të gjithë ju bashkë, do të jemi në shërbim të Lëvizjes gjithnjë e çdoherë.
Jam ithtarë i demokracisë, i demokracisë që Levizja e kultivon në vazhdimësi, ku në qendër të saj është gara politike dhe liria e ideve dhe veprimit konform rregullave te përcaktuara. Ne frymën e kësaj, inkurajoj edhe kandidat të tjerë që të bëhen pjesë e këtij procesi në mënyrë që qendrën tonë ta pasurojmë akoma më shum me ide dhe programe konkrete politike.
Si gjithëher, Lëvizja do të mbetet e hapur dhe strehë për secilin antarë të ri i cili dëshiron të rreshtohet pranë lëvizjes dhe programit te sajë politik për mirqenje të gjithmbarshme të qytetarëve të komunës tonë” shkruan Macastena në njoftim./Indeksonline/