10:56 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Burri e vret gruan në Pejë

Viktima ishte sulmuar nga bashkëshorti i saj, më datë 17 nëntor në Pejë ndërsa nga lëndimet e marra nuk ka arritur të mbijetojë.

“Sot më 23.11.2017 në QKUK ka ndërruar jetë viktima femër K/Shqiptare e cila ka qenë duke u trajtuar pas lëndimeve që ka pësuar, pasi ishte sulmuar nga bashkëshorti i saj. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në obduksion”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Rasti është duke u trajtuar për “vrasje të rëndë”.