17:16 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Burri im ka kancer, por…

Vajzës sime tre vjeçare ka filluar t’i duket krejtësisht normale spitalet sepse ne kalojmë shumë kohë aty. Burri im është diagnostikuar me kancer para disa viteve ndërsa së fundmi ai është diagnostkifikuar me kancer të shkallës së dytë. jam shumë e stresuar saqë nuk po mundem të punojë.

Ka shpresa për të nëse iu përmbahet terapive, por jo gjithçka është e sigurt.

Nëna ime, e cila më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë kur kam pasur nevojë për të, por tani është e sëmurë dhe nuk është më e njëjta.

E dua burrin tim më shumë se gjithçka në këtë botë. Që të dy jemi 34 vjeçar dhe shpresojmë shumë se do të kthehemi së bashku në atë çfarë ne kemi pasur. Tani për tani ai fle në dhomë tjetër.

Ai thotë se ka nevojë për pushim, gjë që unë e kuptoj shumë mirë, por kjo më bën të ndihem beqare dhe e vetme.

Këshilla e psikologes:

Kuptohet se nuk ndihesh siç je ndjerë më parë sepse ke përballuar shumë sfida së fundmi. Siguroju të bësh diçka të këndshme çdo ditë me vajzën tënde të vogël, edhe nëse ajo është vetëm një lojë. Edhe ajo është duke vuajtur, vetëm se ajo nuk e di arsyen./Indeksonline/

Temat: