16:37 / E Diele, 02 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Burri vret gruan me thikë në mes të natës në Durrës dhe dorëzohet pas disa orësh: Jam penduar, tentova vetëvrasjen

Krimi brenda familjes mendohet se ka ndodhur për motive të dobëta mes bashkëshortëve. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mesnatë ku pasi ka vrarë gruan me thikë, 45-vjeçari Lulzim Cuku ka iku nga vendi i ngjarjes por më pas u vëtëdorëzua në policinë e Burrelit. Çifti ishin prindër të dy vajzave dhe një djali.  Autori i krimit punonte si emigrant, ndërsa viktima ishte shtëpiake.

Pas krimit Lulzimi është larguar nga vendi i ngjarjes duke udhëtuar drejt Burrelit, ndërsa policia u vu në ndjekje të tij. Pas disa orësh arrati dhe pas presionit të policisë, Lulzim Cuku është vëtdorëzuar në policinë e Burrelit dhe më pas është shoqëruar drejt Durrësit.

Ndërkohë burime për Report Tv bëjnë me dije se çifti i bashkëshortëve kishin tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë, vajza më e madhe ishte vetëm 10 vjeç dhe është fëmija i parë i familjes. Ata kanë dëgjuar të gjithë sherrin mes prindërve deri në vrasjen e nënës së tyre, ku pasi kanë dalë nga dhoma e tyre kanë parë edhe skenën e krimit që kishte lënë pas i ati.

 Sipas hetimeve, Lulzim Cuku kishte shfaqur më parë shenja skizofrenie. Ndërsa të afërmit janë shprehur se Lulzim Cuko nuk kishte tip social dhe nuk kishte shumë miq.

Deri më tani dyshohet se shkak i këtij krimi të rëndë brenda familjes të jetë bërë xhelozia mes çifti.  Lulzim Cuku punonte në Greqi si emigrant, ndërsa bashkëshortja e ndjerë ishte shtëpiake.

45-vjeçari Lulzim Cuku me origjinë nga Dibra pas krimit makabër që vrau gruan me thikë u nis drejt vendlindjes së tij për t’u fshehur. Ai u largua me një makinë në drejtim të Dibrës për t’i shpëtuar policisë, por vetëm për pak orë. Pasi kaloi Shkopetin ai është penduar duke shkuar për t’u dorëzuar në komisariatin e Burrelit. “Kam tentuar disa herë të vetëvritem dhe jam shumë i penduar për krimin që kam bërë” ka deklaruar Cuku në policinë e Matit. Ai qëlloi gruan tre herë me thikë duke e lënë të vdekur.