08:40 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / AR

Burrit të Nicki Minaj i caktohet 1 vit paraburgim

Bashkëshortit të Nicki Minaj, i është caktuar 1 vit paraburgim si dhe është dënuar me 55 mijë dollarë gjobë.

I njëjti në shtator të vitit 2021 kishte pranuar fajësinë, transmeton Indeksonline.

TMZ e zbuloi historinë, ku prokurorët në SHBA kishin argumentuar se dënimi shtëpiak nuk do të ishte i duhuri, sepse Nicki dhe Kenneth jetojnë në një rezidencë luksoze më shumë dhoma gjumi në Calabasas.

Atij i ishte rekomanduar të dënohej me 15 muaj burg si dhe 5 vite dënim me kusht por gjyqtari nuk ishte pajtuar që të dënohej kaq ashpër./Indeksonline/