08:21 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

Bursa e kriptomonedhave zgjerohet në 100 vende të botës

Bursa e njohur e kriptomonedhave Coinbase lajmëroi se tregtimi i kriptomonedhave tashmë është i disponueshëm në 100 vende të botës pasi shtoi mbështetje për 50 shtete të reja.

Lajmi erdhi ditën e sotme ndërsa kompania zgjeroi disponueshmërinë edhe për monedhën e saj në 85 vende të botës. Ky ekspansion vlen për Coinbase dhe Coinbase Pro.

Vitin e kaluar Coinbase ishte i disponueshëm në vetëm 32 vende të botës ndërsa me lajmin e sotëm kjo shifër shkon në 103 vende të botës.

50 vendet e reja janë të listuara mëposhtë: “Angola, Armenia, Aruba, Bahama, Bahrein, Barbados, Benin, Bermuda, Botsvana, Brazil, Ishujt Virgin, Brunei, Kamerun, Ishujt Kajman, Kostoa Rika, Kuaraçao, Republika Domenikane, Ekuador, El Salvador, Gana, Guatemala, Honduras, Xhamaika, Jordania, Kazakistan, Kenia, Kuvajt, Kirgistan, Makau, Maldive, Ishujt Mauritius, Mongolia, Mali i Zi, Namibia, Nepal, Nikaragua, Oman, Panama, Paraguaj, Ruanda, Serbia, Afrika e Jugut, Tajvan, Trinidad Tobago, Tunizia, Turqia, Uganda, Uruguaj, Uzbekistan, Zambia”.

Është e qartë se Coinbase po përpiqet të zgjerojë prezencën në mbarë globin por situata nuk ka qenë kaq pozitive për asetet dixhitale në 12 muajt e fundit.

Në fillim të muajit Prill pas dimrit të kriptomonedhave Coinbase largoi 30 punonjës. Megjithatë në Dhjetor kompania tha se do të shtonte edhe 30 kriptomonedha të tjera përfshirë EOS dhe XRP për tregtim.

Ekspansioni i Coinbase i bashkohet radhëve të bursave të tjera që po zgjerohen globalisht si Binance. /PCWorld Albanian