12:15 / E Mërkurë, 21 Shtator 2022 / C E

Busquets në fund të karrierës te Barca, kjo është skuadra e ardhshme

Si duket aventurës së Sergio Busquets te Barcelona po i vjen fundi, pasi që mesfushori spanjoll pritet të largohet në fund të këtij sezoni nga “Spotify Camp Nou”.

Siç raportohet nga “Diario Sport”, Busquets pritet të largohet nga Barcelona verën e ardhshme, dhe të vazhdojë të ardhmen e tij në Amerikë.

Mesfushori spanjoll thuhet se do të nënshkruajë me skuadrën e Inter Miamit, kur t’i përfundojë kontrata aktuale me Barçën më 30 qershor të vitit 2023.

Ndërkaq, përgjatë karrierës së tij si lojtar i gjigantit katalunas, Sergio Busquets ka arritur të bëjë 685 paraqitje në të gjitha garat për Barcelonën, duke regjistruar 18 gola dhe 43 asistime mbi emrin e tij.