19:35 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Busti i Skënderbeut do të vendoset në qendër të Ulqinit

Pas një pune maratone dy ditëshe ku para këshilltarëve janë gjetur 19 pika të rendit të ditës, sot në orët e pasditës përfundoi Mbledhja e parë të séances së dytë të rregullt të Kuvendit të Ulqinit.

Prej 19 pikave që ishin në rend të dites, 6 pika janë tërhequr sepse kanë pasur mangësi teknike dhe nuk kanë qenë të kompletuara, por do të shqyrtohen në mbledhjen e ardhshme.

Kryetari I Kuvendit Komunal dr Ilir Çapuni e vlerësoi pozitivisht punën e Kuvendit duke cekur se shumë lëndë të cilat I ka mbuluar pluhuri janë nxjerrur nga sitarët dhe sot janë votuar në Kuvend.

Në qytetin e Malit të Zi, në Ulqin do të vendoset busti i Gjerg Kastriot Skënderbeut, deklaroi sot kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekic. Busti do të vendoset në rrethrrotullimin në qendër të qytetit, që tanimë e ka emrin e heroit nacional shqiptar. Për vendosjen e bustit është miratuar leja nga Ministria e Kulturës e Malit të Zi