17:02 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Butiku ku gjithkush dëshiron të vishet kërkon falje pas bojkotimit, ja pse! (Foto)

Njëra ndër kompanitë më të fuqishme të veshmbathjeve në botë, H&M bëri bujë të madhe në gjithë botën.

Kjo e fundit u bë pjesë e bojkotit nga shumë njerëz pasi thuhej të ketë bërë racizëm me rastin e përdorimit të disa fëmijëve në reklamimin e një lloji të veshjes, transmeton Indeksonline.

Një fëmijë me ngjyrë shfaqej i veshur me një bluzë ku shkruhej “Majmuni më i mirë i xhunglës”, gjë që kishte ndikuar në zvogëlimin e blerjes si dhe reagimin e shumë njerëzve ndër ta edhe yje të ndryshëm botërore.

H&M në një deklaratë përmes email-it ka thënë se janë pajtuar plotësisht me reagimet dhe se kanë kuptuar me vonesë gabimin dhe që ndjehen thellësisht keq, kështu duke u kërkuar të gjithëve falje.

“Ndjejmë shumë keqardhje për përdorimin e fotografisë dhe gjithashtu na vie keq për shtypin aktual”, është thënë ndër të tjerash në këtë reagim.

TheWeeknd, Diddy, LeBron James, janë vetëm disa prej emrave të famshëm që reaguan lidhur me këtë./Indeksonline/

H&M, ndër vendet ku blihet më së shumti po përballet me bojkotim, ja pse! (Foto)