11:17 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Buxheti i Kosovës vendoset të votohet të dielën

Pas diskutimeve të shumta për projektbuxhetin e vitit 2018, i pari i Kuvendit të Kosovës ka marrë vendim që seanca e radhës për buxhetin të mbahet të dielën.

“Sot nuk del në votim, vazhdimi i seancës do të jetë të dielën në ora 15:00”, ka thënë Veseli, transmeton Indeksonline.

Seanca ndërkohë është duke vazhduar me deklarimin e kryeministrit Ramush Haradinaj sid he ‘Shqyrtimin e Programit të Qeverisë së Kosovës 2017-2021’./Indeksonline/