10:32 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Bytyqi: SHBA-ja e interesuar për matjen e performancës së mësimdhënësve tonë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillon takime të rëndësishmme.

Në një postim në Facebook, Bytyqi ka shkruar se SHBA-të kanë shprehur interesim të madh për matjen e performancës së mësimdhënësve të Kosovës, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, SHBA-të po ashtu u shprehen të gatshme të përkrahin Kosovën me përvojat e saja në këtë fushë.

Më poshtë postimi i Bytyqit:

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  kam zhvilluar një takim me z. John Paul C. Hayëorth, drejtor ekzekutiv i i bordit shtetëror të edukimit në Washington DC.

Ne këtë takim të rëndësishëm, ku ishte prezent edhe z. Christine Rhyner, ekspert në këtë lëmi, diskutuam për matjen e performancës së mësimdhënësve. Gjatë këtij takimi, po ashtu është bërë edhe një prezantim në lidhje me matjen e performancës në ShBA të bazuar në përvojat amerikane.

Gjatë këtij takimi u shpreh një interesim i madh për informatat dhe shpjegimet lidhur me matjen e performancës së mësimdhënësve në vendin tonë, ndërsa u shpreh gatishmëria e tyre për ta përkrahur Kosovën me përvojat amerikane në këtë fushë. /Indeksonline/