18:44 / E Diele, 11 Mars 2018 / indeksADMonline

Bytyqi: Studentët gjithmonë u kanë prirë proceseve të rëndësishme të Kosovës

Ministria i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, përmes një statusi në facebook, ka thënë se 11 marsi i vitit 1981 do të mbetet ndër datat më të rëndësishme të historisë së Kosovës, shkruan Indeksonline.

Sipas tij, studentët gjithmonë u kanë prirë proceseve më të rëndësishme për vendin, andaj kujtohen me krenari ato demonstrata studentore.

Ky është postimi i plotë:

11 mars 1981, mbetet një nga datat më te rëndësishme të historisë së Kosovës!

Studentët gjithmonë iu kanë prirë proceseve më të rëndësishme për Kosovën. Prandaj, ne sot i kujtojmë me krenari demonstratat studentore të vitit 1981, ku studentët e Universitetit të Prishtinës bënë kthesën e madhe për te filluar një epokë e re. Ata vunë gurëthemelin e shtetit duke i hapur rrugë, fillimisht, luftës

kundër shtypjes dhe padrejtësive.

Lavdi studentëve dhe të gjithë atyre që ranë në këto demonstrata duke kërkuar liri dhe Republikë!