19:36 / E Hënë, 22 Janar 2018 / k.v

Bytyqi takon drejtoreshën e Byrosë Ndërkombëtare të Arsimit

Në kuadër të Forumit Botëror të Edukimit 2018, i cili po mbahet në Londër, kreu i Ministrisë së Arsimit, Shyqiri Bytyqi sot ka takuar drejtoreshën e Byrosë Ndërkombëtare të Arsimit (UNESCO, Zvicër), Dr. Mmantsetsa Marope, me të cilën ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen e afërt.

Forumi Botëror i Edukimit këtë vit po zhvillohet me temën “Politikat e edukimit për Revolucionin e 4-të Industrial – Përgatitja e nxënësve për sukses: të menduarit, të bërit, mirëqenia dhe të mësuarit”.

Në këtë forum po marrin pjesë edhe ministrat e Arsimit të vendeve të ndryshme, me të cilët do të diskutojmë për rritjen e bashkëpunimit./Indeksonline/

Temat: