22:36 / E Premte, 19 Nëntor 2021 / MSH

Çfarë po ndodh në BBV, Fifi nuk flet!

Njëra nga banoret më të zhurmshme në ‘BBV’, është Fifi.

Sonte habiti të gjithë me sjelljen e saj, e cila foli shumë pak, shkruan Indeksonline.

Kur u pyet nga opinionistët se pse po qëndron kaq e heshtur, ajo tha se dëshiron të mirret me veten.

Opinionistët i thanë se kjo stepje mund të ndikojë në lojën e saj ndërsa ajo u shpreh se dëshiron të jetë e qetë edhe dy ditë, e pastaj do të flas e të komentoj.

Në këtë qetësi të Fifit ndoshta mund të ketë ndikuar dalja e Granitit, banori me të cilin ajo kishte një lidhje mjaft të fortë./Indeksonline/