75 Mall Live Search
18:44 / E Shtunë, 14 Gusht 2021 / OSH

Cadiz – Levante dhe Alaves – Real Madrid transmetohen sot në Artmotion, kjo është risia e madhe nga La Liga

Nga sot në platformën Artmotion fillon edhe transmetimi i ndeshjeve nga La Liga spanjolle, liga e cila ka prodhuar disa prej ndeshjeve derbi më të mëdha në dekadat e fundit.

Kjo nuk do jetë megjithatë risia e vetme, pasi sot përveç dueleve La Liga do të provojë për herë të parë në histori edhe “Multi Feed Cam” një risi botërore për sportin numër një në botë, futbollin dhe me këtë risi mund ta shikoni ndeshjen e skuadrës mbretërore të Real Madrid.

Fillimisht nga ora 19:30 vëmendja është tek sfida mes Cadiz dhe Levantes që do komentohet nga Jon Ajeti e ku do të paraqitet edhe futbollisti shqiptar, Enis Bardhi. Ndërsa pastaj me fillim nga ora 22:00 zhvillohet edhe ndeshja mes Alaves dhe Real Madrid që do komentohet nga Emanuell Syla.

Të dyja këto sfida transmetohen në Art Sport 1 teksa i përkasin javës së parë të elitës spanjolle të futbollit.